“Unë jam socialist në bindje” Meta shpërthen ndaj Ramës: Je pjesë e një sekti të sponsorizuar, në PS erdhe si refugjat

Premte, 02 October 2020 13:10

 

Ndërsa kërkoi lista të hapura në zgjedhje, Presidenti i vendit Ilir Meta nuk i kurseu tonet e ashpra ndaj kryeministrit Rama.

Meta tha që Rama nuk është socialist, por pjesë e një sekti të sponsorizuar që i ka marrë peng socialistët.

Ai u shpreh më tej se, Rama ishte refugjat kur socialistët e morën në PS dhe e mbajtën për 25 vjet.

“Unë edhe pse jam President i Republikës në bindjet e mia jam socialist sic kam qënë në ‘91 dhe ‘92. Pavarësisht se jam President tani e më duhet të respektoj kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra (ndryshimet kushtetuese për kodin zgjedhor), por një sekt që ka shfarosur cdo gjë të mirë që PS ka bërë në këto vite. Një sekt që do të zërë për gryke PS dhe socialistët, i sponsorizuar sigurisht. Socialistët nuk i solli në pushtet Rama, ai solli bandat. Kanë qënë socialistët që e morën Ramën nga refugjat dhe e bënë ministër, si dhe e mbajtën për 25 vjet.

Login to post comments