Presidenti Ilir Meta është zotuar njësoj si lideri opozitar, Lulzim Basha se Teatri Kombëtar do të rindërtohet ashtu siç ishte, aty ku ishte.
Meta theksoi se shfaqja e parë do të jetë ‘’Profeti i Kokoshkave’’, një term me të cilin e ironizoi një ditë më parë Edi Ramën.
Dhe shton se në rast se kjo do të ndodhë, ai vetë do të presë biletën i pari për të hyrë në shfaqjen e parë të Teatrit të rindërtuar.
”Presidenca është e hapur për këtë çështje, dua t’ju siguroj se Teatri do të rindërtohet atje ku ishte, ashtu siç ishte, dhe shfaqja e parë do jetë Profeti i Kokoshkave.
Nëse do ndodhë do rezervoj biletën i pari.”- tha Meta