Ish-deputeti i PD Genc Pollo deklaron se kryeministri Edi Rama e shau BE-në gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin ndaj tij, duke e akuzuar se po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, për konferencën e parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave me BE.
“Si gjithmonë fajin ia kanë të tjerët! Sot fajin ja ka Europa. E shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqëson. Jo vetëm nuk do t’ia dijë për kushtet por po prish me dorë dhe ato gjëra që nuk ishin problem. Rama po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila merr konferencën e parë në dhjetor. Konferencën e Shqipërisë e çon në esfel sa të jetë ai aty ku është. Por nuk ka si të jetë gjatë aty. Çfarëdo që të bëjë nuk e shtyn më gjatë se prilli. Ai muaj do të jetë kthesë për shumëçka; edhe për negociatat me BE”, deklaron Pollo