Plani me 5 pika/Basha takime me bizneset dhe qytetarët në Elbasan: Faza e dytë e krizës sapo ka filluar, qeveria na ka futur në rrugën e kolapsit

Premte, 02 October 2020 15:29

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset e vogla në Elbasan për t’u njohur me pasojat e krizës së pandemisë dhe për t’i prezantuar planin me 5 pika të PD për 6 muajt e ardhshëm për të përballuar situatën.

Nga komunikimet, Basha u njoh me shqetësimet e qytetarëve, rënien e konsumit, papunësinë, rënien e të ardhurave si dhe pakënaqësinë ndaj situatës,

Lideri i opozitës theksoi se tashmë jemi në fazën e dytë të krizës nga pandemia dhe qeveria e ka futur Shqipërinë në rrugën e kolapsit

Sipas tij, plani i PD do të lehtësojë pasojat negative si dhe do të ndihmojë shtresat apo kategoritë që vuajnë më shumë nga presioni i këtyre pasojave.

Login to post comments