Këngëtari i njohur, Big Basta ka publikuar këngën "Rama ik".
Në vargje ai shprehet se çdo shqiptar që thotë "Rama ik", i jep atij shpresë dhe se nuk e shikon si armik, por si mik.
Por ditën e sotme, Big Basta bën me dije se ai dhe Vesa, kanë kërcënime në adresat sociale me profile fallso.
Këngëtari shkruan se adresat fallso janë pikërisht të atyre b*thlëpirsat dhe qorrat që për 300 mijë lekë të vjetra punë në shtet djegin të ardhmen e tyre.
"Po hapim mesazhet në fb të miat dhe Vesës dhe paskemi marrë kërcenime të lehta nga profile fallco.
Janë aq fallco saqë edhe vete e dine se jane e verteta e tyre qe i kane.
Pikerisht bythelepiresat dhe qorrat qe per 300mije lek te vjetra pune ne shtet djegin te ardhmen e tyre.
Edhe nje mi halesh e kupton se po keqqeverisemi me dekada dhe se te gjithe duan te ikin prej atij vendi. E sigurte se edhe vete Rama mezi pret te ike jashte shtetit familjarisht per nje jete me te mire.
Aq keq eshte puna. Dhe keni bythe e fytyre fallco te kercenoni…”- shkruan Big Basta.