Është i mirënjohur definicioni: “Demokracia nuk është e përsosur, por ndërsa nuk kemi provuar ende një tjetër sistem, mbetet opsioni më i mirë për qytetarët, shoqërinë dhe mbarë-njerëzimin”.
Me gjithë problematikat që mbart dhe kundërshtitë që mund të kemi, demokracia funksionale ka në themel fuqinë e votës së lirë, si dhe mirëadreson vlerat fondamentale të qytetarit – respektin për jetën, familjen, pronën, dinjitetin dhe besimin te zoti.
Në të kundërt, regjimet makabre, diktaturat, shtetet e dështuara, apo autokracitë e kapura nga korrupsioni, interesat e oligarkive dhe sekserëve të pushteteve në vend të na udhëheqin, sundojnë duke na vjedhur votën dhe nëpërkëmbur vlerat themelore të qytetarëve (sovranit).
Ende mbas 30 viteve, pyetjet 100 miliard Dollarshe mbeten:
a) Pse dallon si “dita me natën, Saranda me Korfuzin, Brindizi me Vlorën, Ulqini me Shkodrën, dy anët Ohrit” ?;
b) pse s’kanë të krahasuar standardet mes Koresë së Kim-Jongut me atë demokratike të Jugut ?:
c) pse sot institucionet shtetërore janë keq-kapur dhe shoqëria është gjunjëzuar në dëshpërim, dhe pse shqiptarët në mungesë të shpresës, vijojnë t’ia mbathin nga sytë-këmbët (duke u rreshtuar me vendet në luftë, si Siria, etj)?!!
Mund të jenë edhe 100 arsye të tjera, por e përbashkëta dhe më themelorja është mungesa e të drejtës për të votuar lirisht dhe për të zgjedhur udhëheqësit ose ata që do të na qeverisin.
Prandaj, udhëheqësit e gjithëpushtetshëm, pasi i`u vjedhin ose i`u blejnë me një thes miell votën qytetarëve, “pushtojnë si barbarë” instrutucionet dhe përgjegjësitë shtetërore si dhe përdorin si “kryetarët e bandave” fuqinë e pushtetit, përmjerin mediat, rrëmbejnë pasuritë kombëtare dhe grabisin te drejtat, pronat e qytetarëve, vrasin shpresën për integrimin evropian dhe diskretitojnë vendin.
Fatkeqësisht, mbas 30 viteve, ashtu si Bjellorusia, mbetemi të vetmet, vende jo vetëm në Europë, por edhe në rajon, që kemi mbetur të paaftë për të tejkaluar “ylberin blu” të zgjedhjeve nga vjedhja dhe “numërimi stalinist i votave”.
Kështu, në 2013, vodhën votën, kriminalizuan Kuvendin, përdhosën funksionet shtetërore, e kanabizuan dhe i nxinë faqen Shqipërisë.
Ndërsa në 2017, mbasi vodhën prapë votat, ushtria e kamikazëve të kryetarit, oligarkët e gjithëpushtetshëm përdhosën demokracinë, votuesit, si dhe na bënë gazin e botës me Kuvendin më të diskretituar të historisë 108 vjeçare të RSH.
Për sa kohë që/do vidhen votat, pyetje të tjera riciklohen:
= çfarë ka që s`bëhet ky vend (?), çfarë kemi që xhirojmë në vend (?), devijojmë nga vlerat fondamentale dhe rrëshqasim në autokraci ?
= A është e mundur dhe kur do të bëhet edhe Shqipëria demoktatike, si gjithë Evriopa ?!
Refuzoj me përbuzje të mendoj së fajin na e ka “bota”.
Përgjegjësinë nuk na e kanë të tjerët, por ne/ju dhe ata/ato që pranojmë që duke na vjedhur votat, sundohemi!.
Thënë sa më supër, nuk ka vend fare, as për ale-luja, as për as për Skënderbe, as për kamikazë, as për udhëheqës të madhërishëm, por fare thjeshtë, për qytetarë të zakonshëm, për shtetarë vizionarë, të PËRULUR dhe të përgjegjshëm para qytetarëve, përgjegjësive shtetërore dhe propsoritetit të kombit.
Prandaj, rikthimi i besimit te demokracia funksionale dhe peshimi 💯 % i votës së lirë të qytetarëve, mbetet misioni bazë dhe sfida e përbashkët e mbarëshqiptarëve.
Ndërsa shpresa mbetet në dorën e gjeneratës së rritur në liri (mbas 1990), që nëpërmjet fuqisë së votës së lirë do të rikthejnë mekanizmat e demokracisë funksionale, respektin për jetën, familjen, pronën dhe besimin te Zoti!
“Shqipëria do të bëhet, por a do ta jetoj unë…”, ... është kthyer në legjendë, mankth, mallkim, paranojë, stafetë brezash apo teëgjitha se bashku ?!!
E përseris, nuk do shpikim rrotën, ilaçi dhe fuqia e demokracisë mbetet LIRIA për të zgjedhur udhëheqësit (leaders).
Por, demokracia funksionale nuk dhurohet, por meritohet ! Për të ja vlejnë sakrificat dhe për të duhet çdo ditë të luftohet.
Jam besimplotë, se PO, është e mundur të bëhet, sigurisht do të bëhet, dhe mbetem besimplotë vetëm me fuqinë e votës së Shqipëria do të behet demokratike, si gjithë Europa.
Prandaj, 25 Prilli 2021 nuk është beteja për të ndërruar “partinë, udhëheqësin suprem, as kamikazët e pushtetit/karrikeve” por është beteja për votën e lirë, beteja për demokracinë funsionale, është beteja për të drejtat themelore të qytetarëve, për jetën, për pronat, mirëqenien, dinjtetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Relativizimi cinik, që të gjithë janë njësoj hajdut, që janë të barabartë përgjegjës, është përpjekje e sekserëve të stërvitur të pushtetit, ndërsa është i njohur gjerësisht brenda dhe jashtë vendit, qëndrimi i padyzuar i PD depozituar në Kuvend, për të ri-kthyer 100 % të “pushtetin e vjedhur” në duart e qytetarëve.
Për të qenë më të qartë dhe përtej konspiracioneve cinike, sjell në vëmendje qëndrimin e qartë, me zë dhe figurë të Kryetarit të PD, z. Basha për lista: “me renditje alfabetike, 100 % të hapura, ku qytetarët të kenë mundësi t’i vënë vlerën çdo individi që pretendon t’i përfaqësojë ata”.
Vetëm kthimi i fuqisë së kontrollit të pushtetit te qytetarët (listat alfabetike, 100 % të hapura) jo vetëm që bënë diferencën dhe ndalon rrokullimën e qytetarëve të dëshpëruar, por mbetet arma dhe shpresa e vetme që garanton rikthimin në shinat e vlerave perëndimore dhe bashkë me të, shpresën se Shqipëria do bëhet demokratike si gjithë Europa, edhe për inat të pushtetarëve zullumqarë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithëpushteteve.
Gjeneral ®️ Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD;
Ish-Këshilltar i Presidentit dhe Përfaqësues i RSH në NATO.