Edi Rama bën sondazhe, edhe ndërkombëtarët. Biznesi i madh po se po, pasi do të orientohet se nga shkon pushteti. Natyrisht që opozita ka sondazhe në çdo qark dhe ish-komuna.
Sipas burimëve të rezervuara nga selia e PS rezulton se nëse votimet parlamentare zhvillohen sot, PS-ja humbet thellë qarkun e Tiranës dhe qarkun e Durrësit. Bile një arësye se pse kryeministri Rama mori në fillim kryesimin e qarkut Durrës e më pas iku prapë në Vlorë, mbeten sondazhet. Rezultoi se Durrësi jep goditje dërmuese Rilindjes, aq më tepër se grupet kriminale në këtë qark kanë filluar të mendojnë se humbja po vjen dhe se përfundojnë mënjëherë në burg, pas 25 prillit 2021.
Aq më keq për ta nëse ministrinë e brendshme e merr Ilir Meta.
Po kështu në qarkun Tiranë humbja troket përditë në shifra që nuk i ka patur asnjëherë PS.
I njëjti burim tregon për KJ se humbja e PS do jetë edhe në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Korçës, Elbasanit, Fierit.
Për momentin, sipas të njëjtit burim, thuhet se vetëm në qarkun e Gjirokastrës fiton PS, ndërsa rrezikon në qarkun Vlorë të dalë në barazim.
Por humbja drastike do jetë Tirana dhe Durrësi