Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, i dërguan sot një mesazh miqësie dhe i uruan shërim të shpejtë Donald dhe Melania Trump-it, të cilët rezultuan pozitivë për COVID-19, njoftoi Pallati Elysee.
“Në këto dy mesazhe në anglisht, çifti Makron shprehu miqësinë e tyre dhe i uruan shërim të shpejtë Presidentit dhe Zonjës së Parë të SHBAS-së”, tha presidenca.
“Qëndro i fortë”, përfundon mesazhi i Emmanuel Macron-it.
Shumë udhëheqës në të gjithë botën i kanë dërguar mesazhe presidentit amerikan, duke shprehur dëshirat e tyre për një shërim të shpejtë të tij.//