Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, publikon një video në “Twitter” me deklarata të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se keqqeverisja e tij ka çuar në vuajtje 100 mijë familje shqiptare.
Rrushaj thekson se në vend që Rama t’i ulte taksat, i ka rritur ato çdo vit, ndërsa shton se ai duhet të kopjojë shpejt programin e PD dhe ashtu siç duhet.
“Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë. Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpjet dhe siç duhet”, shkruan ai.