Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi palooka ka komentuar me një shenim në facebook sjelljet e funidt të kreut të bashkisë së Tiranës.
“Dy arsye ka që t’ju nxish jetën qytetareve deri në këtë pikë ; o je i poshtër e i zi dhe kenaqesh duke ju bërë keq njerëzve ose ke qëllim të nxisësh urrejtjen e tyre ndaj qeverisë e Ramës”, shkruan Paloka në shenimin e tij.
Ai i bën edhe nje rezyme të sjelljes së Veliajt edhe me ish liderin e PS Nano.
Ja postimi i plotë:
E kisha me dyshim qe kjo velina në krye të bashkisë së Tiranës ka filluar të punojë kundër Ramës. Dyshoja se nuk gjeja shpjegim tjetër për gjithë ndërmarrjet e tij në Tiranë. Dy arsye ka që t’ju nxish jetën qytetareve deri në këtë pikë ; o je i poshtër e i zi dhe kenaqesh duke ju bërë keq njerëzve ose ke qëllim të nxisësh urrejtjen e tyre ndaj qeverisë e Ramës. Une dyshoja tek të dyja rastet se të dyja janë po aq të besueshme. Po me këto “antarsimet” e fundit ne PS e hoqa çdo dyshim...velina kërkon humbjen e Ramës që ti zërë vendin!
Se ky nuk e ka as për herë të parë në fakt , dikur punonte kundër Nanos për ti dhënë një dorë Ramës. Tani me sa duket po ja fut Ramës për ti dhënë një dorë vetes.
Në pritje për “antarsimin” e rradhës ...