Mjeku personal i Presidentit të SHBA, Dr Sean Conley ka raportuar për gjendjen e Donald Trump gjatë trajtimit të tij në qendrën spitalore ushtarake “ Walter Reed” pas infektimit me COVID-19.
Teksa shefi i stafit të Presidentit, Mark Meadows theksoi më parë se 48 orët në vijim do të jenë kritike për gjendjen e tij, Conley jep një tjetër ‘panoramë’ pasi thekson se stafi mjekësor është shumë optimist, dhe se Presidenti po bën mirë në luftën ndaj COVID-19 aq sa mund të lirohet që nesër nga spitali për të vijuar trajtimin në Shtëpinë e Bardhë.
Po ashtu Conley thekson se Trump po trajtohet me deksametazon në ‘’Walter Reed’’. Sipas mjekëve aktualisht oksigjeni në gjak i presidentit Trump është 98%. Dr. Conley tha se oksigjeni i Trump ra poshtë 93% dje, dhe ai pati probleme me frymëmarrjen. Ai u mjekua me deksametazon pas kësaj.
Niveli i tij aktual i oksigjenit në gjak është tani 98% dhe nuk ka “ndonjë shqetësim të madh klinik”, shtoi ai