Vlahutin takon Bashën, i dorëzon rekomandimin e KE

E Enjte, 19 Prill 2018 14:38

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas burimeve takimi Vlahutin-Basha është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Gjatë seancës së sotme plenare, kreu i PD-së Basha tha nga foltorja e Kuvendit se rruga europiane e Shqipërisë është e vetmja mundësi për të ngritur institucione të besueshme dhe demokratike.

Sipas Bashës, “Rruga europiane është e vetmja mundësi që kemi për të ndarë politikën nga krimi, dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga droga”.

Login to post comments