Grenell akuzoi Blinken si sorosian/ Kokalari: Nuk e përmendi Berishën, por mesazhi sot ishte i qartë për kë foli

Tuesday, 13 July 2021 10:05

 

 

Në Çim Peka Live, aktivisja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, komentoi edhe deklaratën e fortë që zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell bëri gjatë një konference, ku tha se sekretari amerikan i shtetit është I lidhur me George Soros dhe se në Ballkan po goditen në mënyrë selektive konservatorët e djathtë, duke lënë të kuptojë edhe rastin e ish-Presidentit Berisha pas shpalljes së tij non-grata nga DASH.

‘Po kam qenë në këtë konferencë. Po sigurisht ai nuk mund thotë që ishte Berisha me emër, sepse publiku ishte amerikan dhe nuk e kanë idenë se për çfarë flitet. Psh në Bullgari kishin 6 emra, kurse në Sjqipëri kanë vetëm një emër.

 


Kështu është shumë i qartë mesazhi për ne shqiparët se për kë fliste Grenell.

 

Duhet të kemi parasysh një gjë që teoritë e konspiracionit të së djathtës sidomos kohët e fundit në Amerikë janë hedhur gjithmonë poshtë nga të majtët.

 

Ne kemi një frazë midis republikanëve që themi nga konspiracioni te e vërteta duhen 6 muaj.

Dmth për 6 muaj vërtetohet realiteti që këto nuk janë teori konspiracioni.

E njëjta gjë është edhe George Soros.

Ideja që George Soros ka hyrë në Departamentin Amerikan të Shtetit është diçka që dihej. Por asnjëri nuk flet.

Dhe Grenell po shtyn gazetarët që ta nxjerrrin këtë gjë.

Dhe këtu ka filluar një sensibilizim i publikut për George Soros, mënyra se si ai ka manipuluar Departamentin e Shtetit.

Unë kam një projekt për George Soros dhe ka filluar.

Problemi është që DASH është shumë i madh dhe kur ka qenë Trump në Shtëpinë e Bardhë ka pasur shumë individë që kanë punuar edhe më parë.

Janë individë të lidhur me Soros dhe të lidhur me të majtën, por kjo nuk do të thotë që administrata Trump e dinte se çfarë po bëhej.

Për sa i përket vizës, në vitin 2019, nëse nuk i jep vizën dikujt në Shqipëri, ky është një problem që izolohet brenda ambasadës, nuk ka nevojë fare të shkojë në DASH.

Ka një komunikim Rama me Donald Lu, dhe do të ketë pasur, sepse ka qenë kryeministër.

Rama tha që ‘ti nuk merr vizën’, kjo bëri shumë bujë, por të jeni të qartë, kjo nuk erdhi nga administrata e Trump.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...