Reporter pa Kufij kritika Ramës për AMA-n: Demonstrim arrogant që kërcënon shtypjen e lirisë, zgjodhi kryetare ish-zëdhënësen

Tuesday, 13 July 2021 10:38

 

Organizata ndërkombëtare për lirinë e medias "Reporterët pa Kufij" (RSF) ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s me 83 vota pro nga Kuvendi, e cila më herët ka qenë zëdhënëse e Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, RSF shprehet se rregullatori i medias duhet të jetë i pavarur, ndërsa thekson se Rama emëroi ish-zëdhënësen e tij si kryetare, pa pritur për seancën e re të parlamentit duke përfshirë partitë e opozitës.

Reporterët ka Kufij dënojnë këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon të shtypë lirinë e shtypit.

Në deklaratë theksohet se mazhoranca nuk i dëgjoi thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë; BE, OSBE, të cilët i kërkuan që kryetari dhe bordi i AMA-s të zgjidheshin në shtator nga Kuvendi i ri, ku të merrte pjesë dhe opozita reale.

"#Shqipëri: Partia e Kryeministrit Edi Rama ka emëruar ish-zëdhënësin e tij si kryetar të rregullatorit të medias që duhet të jetë i pavarur, pa pritur për legjislaturën e re të parlamentit duke përfshirë partitë e opozitës. Reporterët pa Kufij dënon një demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon shtypjen e lirisë së medias.

Partia Socialiste zgjodhi kryetaren e re të AMA pavarësisht thirrjeve nga Reporterët pa Kufij dhe Bashkimi Europian, të cilët dëshiron të pritej për seancën e re të parlamentit. Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente". përfundon deklarata

Modifikuar më Tuesday, 13 July 2021 11:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...