Skandali/E zbulon KLSH: Shqipëria po përvëlohet nga zjarret, drejtori i emergjencave civile ka marrë pushimet

Hënë, 02 August 2021 20:33

 

Ndërkohë që Shqipëria po përvëlohet nga zjarret e shumta që kanë pushtuar vendin, drejtori i emergjencave civile që duhet të ishte në ballë të situatës, ka zgjedhur të freskohet duke marrë pushimet. Zbulimin e ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka shkuar në Drejtorinë e Emergjencave Civile për të bërë një audit, por ku është konstatuar se drejtori përkatës ka ikur me pushime. Gjë që ka bërë që auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Emergjencave Civile të bllokohet.

Burime për gazetaren Anila Hoxha tregojnë se grupi i auditit pasi ka mbërritur për të kryer kontrollet pranë emergjencave, specialistët i kanë pohuar grupit të kontrollit se drejtori i emergjencave është me pushime dhe nuk mund të lejojnë askënd për të kontrolluar se përse emergjencat nuk po funksionojnë në këtë situatë zjarresh.

 
Anila Hoxha komunikoi me kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehun, i cili e konfirmoi situatën e pazakontë.

 

 

Shehu tha se: “I bëj thirrje publikisht drejtorit të emergjencave civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret. E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet drejtori i emergjencave”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...