Kreshnik Spahiu quajti shitësit ‘katundarë’/ Sejko: Ata nuk shitën një vend në gjykatë si ty për 50 mijë euro

Hënë, 02 August 2021 20:37

 

Ish-nënkryeari i KLD-së Kreshnik Spahiu, me anë të një statusi në “Facebook” ka sharë dhe ofenduar rëndë shitësit, duke i quajtur ata “katundarë”.

Spahiu shkon edhe më tej në imagjinatën e tij, duke thënë se shitësit shesin një kilogram fiq 13 mijë lekë, prandaj “meritojnë” një polici madje edhe më keq se të Erion Veliajt, 

“Ky ‘katundari’ sot shiste 13 mijë lekë kilogramin e fiqve. Këtë çmim nuk e gjen as në Afrikën e Jugut, Japoni apo në Australi. Këtë çmim e gjen vetëm në bregdetin shqiptar. Nuk paguajnë as taksa dhe as qira, por çmimet i kanë si në hënë.

 

 

Sot u binda se këta nuk e meritojnë policinë e Erion Veliajt, por më keq, këta duhet t’i marrësh zvarrë si policia e Enver Hoxhës, që iu sekuestroi edhe pulat. Dhe, nuk është problemi për ne që punojmë jashtë, por për ju në Shqipëri, që për një ditë pune merrni sa për dy kokrra fiq”, shkruan Spahiu.

 

Në lidhje me këtë konstatim skandaloz të Spahiut, ka reaguar aktivisti dhe autori i memeve, Genc Sejko. Sejko thekson se “katundari”, siç iu referohet me përbuzje Spahiu, nuk kanë shitur një vend në gjykatë për 50 mijë euro, duke pasur parasysh kohën kur ish-kreu i AK-së mbante postin e nënkryetarit të ILD-së.

“Ça të bëjë “katundari” i shkretë?! Ai nuk e ka pasur fatin që të shesi 50 000 euro një vend në gjykatë, e pastaj të shkojë e të jetojë për vite të tëra në perëndim pa punuar asnjë ditë”, shkruan Sejko

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...