Presidenti Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit të Shqipërisë një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin “Për të huajt”.
“D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.
Në argumentimin e tij, kreu i shtetit vë theksin tek rreziku që i kanoset Shqiperise si pasojë e shpopullimit, duke e quajtur “drama më e madhe, që po i ndodh vendit”.
Me kete ligj, Meta thote se Qeveria “po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër, plotësimin e boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore”.
“Në vazhdimësi prej kohësh kam shprehur publikisht shqetësimin tim dhe kam përcjellë mesazhe të qarta publike për faktin se, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile[2https://ec.europa.eu/eurostat/web/main/publications/statistical-reports
[2https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3702394913140088&id=1477517792294489
Kjo situatë tregon se qytetarët tanë, për shkak të papunësisë, mungesës së të ardhurave, mungesës së mundësive dhe shanseve të barabarta, dhe pasigurisë ligjore, në këto vitet e fundit kanë humbur besimin se kushtet dhe cilësia e jetesës së tyre në Shqipëri, mund të përmirësohen, dhe për këtë shkak ata largohen masivisht!
Kjo situatë është tepër shqetësuese dhe kërkon vëmendje maksimale dhe trajtim të përgjegjshëm së pari nga qeveria, por dhe nga të gjitha autoritetet shtetërore, për të ndërtuar një strategji të qartë, efektive dhe kombëtare që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët.
Përmes kësaj strategjie, nismave dhe veprimeve konkrete, shteti Shqiptar duhet të ringjallë shpresën tek të gjithë dhe të ofrojë kushte për një të ardhme më të mirë, për të gjithë, këtu, në vendin e tyre.
Ndërkohë që Shqipëria gjendet përballë këtij fenomeni të shpopullimit me këto përmasa, nga ana tjetër duket qartë se shumica qeverisëse nuk ka një strategji shtetërore se si do të duhet t`i përgjigjet me masa konkrete, afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata këtij fenomeni të rrezikshëm.
Jo vetëm kaq, por vet Kryeministri në daljet e tij publike[1https://a2news.com/2020/10/09/shpopullimi-rama-edhe-per-nje-dekade-tjeter-do-te-vijoje-trendi-i-ikjeve/
Për më shumë, konsulto statusin e plotë në link-un:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3833726383340273&id=1477517792294489
“Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin. Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit. Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”! KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI! ” Për më shumë, konsulto statusin e plotë në link-un:
https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3891203690925875/
Për më shumë, konsulto statusin e plotë në link-un:
https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3920341004678810/
[5http://www.panorama.com.al/per-9-vite-u-larguan-rreth-500-mije-shqiptare-studimi-i-eksperteve-te-vjenes-numri-me-i-larte-i-emigranteve-krahasuar-me/?fbclid=IwAR1Io-pdnfVU LmulFJ1Iz42LHMFzPdZktTLfcz3UVTKpi71MhnEa96mTUo
Për më shumë, konsulto statusin e plotë në link-un:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3979680728744837&id=1477517792294489
“Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Një tjetër raport, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, bën me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.
Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë.
Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve.
Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve.” Për më shumë, konsulton statusin e plotë në link-un:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3847663041946607&id=1477517792294489