Vota dhe krim/ Italia hap dosjet sekrete: Antimafia hetoi zgjedhjen e Ramës në vitin 2000

Tuesday, 03 August 2021 12:17

 

Rreth 4 mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001 do të bëhen publike e të konsultueshme për të gjithë, dhe përmes shërbimit online të këtij institucioni.

RTV Ora ka mësuar eskluzivisht se mes tyre do të bëhen publike dhe aktet e një misioni special të Komisionit Parlamentar Italian të Antimafias, në vitin 2000, në Shqipëri.

 

Këto akte i përkasin Komitetit Antimafia të Krimit të Organizuar ndërkombëtar e përmbajnë audicione të ministrave shqiptarë e të magjistratëve shqiptarë mbi zgjedhjet në Shqipëri, të ndotura nga votat e krimit të organizuar shqiptar.

 

 

Për momentin RTV Ora ka mësuar se këto audicione i përkasin vitit 2000 e vetëm pas publikimit zyrtar të këtyre akteve, që pritet të jetë i shpejtë, do të mund të zbardhen emrat e ministrave shqiptarë dhe të magjistratëve shqiptarë që kanë relatuar përballë parlamentarëve italianë.

 

Në vitin 2000 në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhjet lokale, të cilat u fituan nga Partia Socialiste. që mori dhe Bashkinë e Tiranës.

Këto zgjedhje përkonin me dhjetëvjetorin e shembjes së regjimit komunist në Shqipëri e u akuzuan nga Partia Demokratike si zgjedhje të parregullta, "një farsë e turpshme e manipuluar", do të deklaronte ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vitin 2000, kryeministër i Shqipërisë ishte Ilir Meta e lider i Partisë Socialiste Fatos Nano.

Në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë, Komisioni Antimafia i Parlamentit italian, vendosi deklasifikimin e të gjitha aktve të legjislaturës së XIII, rreth 4 mijë dokumente mes të cilave dhe këto akte të rralla, të këtij misioni special në Shqipëri, raporton RTV Ora.

Është një punë e jashtëzakonshme e pakryer më parë e në veçanti e Komitetit të sistemit të akteve antimafia.

Bëhet fjalë për një arkiv kompleks dokumentar që do t'i mundësoj studiuesve, historianëve por dhe qytetarëve të thjeshtë të plotësojnë kuadrin pesëvjecarë 1996-2001 të Komisonit Antimafia në luftë kundër krimitt ë organziuar të brendshëm e të jashtëm e studimet mbi evolucionin e tij.

Ky arkiv përmban dokumente nga punimet e këtij komisioni, audicione, relacione, raporte, studime, konferenca.

Komisioni Antimafia i Parlamentit italian vendosi gjithashtu të bëjë publik audicionin e ish Prokurorit të Antimafias Giovanni Falcone, në Palermo, por që i përket legjislaturës së X

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...