Berisha: Përshëndetje të përzemërta miq me këtë VIDEO! Rroftë Kosova!

E mërkurë, 04 August 2021 14:35

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një kronikë të disa viteve të shkuara të një vizite të tij në Kosovë, e cila duket se i ka rikthyer kujtime të çmuara dhe emocione të fuqishme.

Në këtë vizitë me ftesë të qeverisë së Kosovës, Berishës atëherë në krye të qeverisë së Shqipërisë, i janë dhënë disa çertifikata nderi nga qytete të ndryshme, si p.sh. në Prishtinë dhe në Gjakovë, të cilat e kanë shpallur, Prof. Dr. Sali Berishën, “Qytetar Nderi”.

“Përshëndetje të përzemërta miq me këtë video! Rroftë Kosova!” – shkruan Berisha sot në profilin e tij në krahas videos, me shumë gjasa dërguar nga përkrahësit e tij e ku ndër të tjera dëgjohen pjesë nga fjalimet e tij për nderimin e bërë:

“Unë i përkas një treve, e cila njihet me emrin Malësi e Gjakovës. Tropoja...”, thotë Berisha në njërin prej tyre. Dhe më tej zbulon: “Gjatë luftës, UÇK-ja vendosi një bazë në shtëpinë time, vërshuan gazetarë dhe dinjitarë nga e mbarë bota duke më pyetur dhe drejtuar se kjo është angazhim. Unë kam pasur vetëm një përgjigje të thjeshtë: “Nuk po bëj asgjë tjetër, por po i përmbahem kodit të familjes sime!”:

Ndiqni videon e asaj kohe, me të cilën ish-Kryeministri ka kthyer sot tërë vëmendjen e tijnga populli i Kosovës

https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1973710569456507/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...