SPAK: Kanë nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

E mërkurë, 04 August 2021 14:41

 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit.

SPAK përmes një shkrese dërguar Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjatës ka konfirmuar nisjen e hetimeve.

SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike ku konfirmon se ka nisur hetimet për veprën penale të 'shpërdorimit të detyrës' mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Në një letër dërguar PD, thuhet se edhe kallëzimi i bërë nga ky subjekt është bashkuar me këtë procedim penal. Ndërkohë që lidhur me fazën ku ndodhen hetimet, SPAK deklaron se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë informacion për veprimet hetimore konkrete.

“Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...