‘Mandati i 3’, Berisha mesazh Ramës: Fatkeqësi kombëtare! Do t’i duket lule…

Hënë, 06 September 2021 21:50

 

Lideri historik i PD Sali Berisha ka nisur një mesazh për mandatin e tretë të Ramës, duke e siguruar se do të ketë një opozitarizëm që atij do t’i duken lule ato që kanë qenë më përpara.

Berisha tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.


Berisha: I them Edi Ramës dhe e garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që atij do t’i duken lule ato që kanë qenë më përpara. Sepse ai ka treguar në mënyrë përfundimtare ligësinë e tij të pafundme shpirtërore për të eleminuar kundërshtarët përmes shpifjes së tij.

 

Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha, Rama vjen në parlament si njeriu i cili në tetë vite ka grabitur me klanin e tij miliarda e miliarda e ka përfunduar gjithsej rrugë të lëna nga unë në mes, 37 kilometra rrugë, në 8 vite, në një kohë kur në 8 vite me paratë e shqiptarëve dhe borxh 63% u ndërtuan 11,300 kilometra rrugë, Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor ky i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit… dhe Edi Rama ka kaq vite që i bën make-up-in atij, që e paraqet atë si njeriun e ujdisë dhe marrëveshjes në një vasalitet të pështirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...