Përjashtimi nga grupi parlamentar? Berisha: Nëse PD apo dikush tjetër merr vendime pa parime atëherë...

Hënë, 06 September 2021 21:52

 

Pyetjes nëse kryedemokrati Lulzim Basha merr vendim për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha sqaroi se kushdo tjetër që do të merrte një qëndrim pa parime,do të bënte çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar.

Berisha: Raporti im me Z.Basha dhe këdo tjetër ndërtohet mbi disa parime. Unë i qëndroj atyre parimeve. Nëse nesër PD apo kushdo tjetër do të merrte një qëndrim pa parime, unë do të bëja çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar. Çdo njeri është i lirë të shprehë çdo mendim. Ideja se PD është parti e Sali Berishës. Ata që mendojnë se unë me qëndrime konkrete kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre. Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishmem në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post përshkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur uinteresat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...