Berisha zotohet para Hajdarit: PD-në do ta ngremë në piedestal. Do përmbysim regjimin e drogës e pazareve

Diel, 12 September 2021 20:58

 

Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për Azem Hajdarin. I pranishëm është edhe djali i tij Kiri Hajdari dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.

 

Zoti Berisha u shpreh se PD do të kthehet në piedestalin që e ngriti Azem Hajdari me bashkëluftëtarët e tij.

 

"Një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik që atij që sot është në krye të PD por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.

Ndaj dhe merreni këtu këtë prani sot edhe si një zotim para tribunit tonë legjendar që ne PD do ta ngremë në piedestalin që ajo meriton, që e ngriti ai me shokët e vet, me bashkëluftëtarët e vet, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që t'i mposhtë. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë për të përmbysur regjimin e drogës, krimit, vjedhjeve, regjimin e pazareve," deklaroi Berisha

Modifikuar më Diel, 12 September 2021 21:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...