Qeveria e re, Meta kërkesë Prokurorisë: Të kem në dispozicion informacione për të gjithë emrat e propozuar, në mënyrë që…

Diel, 12 September 2021 21:48

 

Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti Meta, kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

 

Shkresa drejtuar Prokurorisë:

 
Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama, zbuloi emrat e propozuar si ministra të rinj. Ndryshimet ishin të pakta krahasuar me qeverinë e mëparshme, ndërsa ra në sy se pjesa më e madhe e kabinetit përbëhej nga ministre femra.

Ndërsa të premten, gjatë seancës së parë plenare në Parlament, u votua me 79 vota pro, e 4 kundërt, Lindita Nikolla si kryetare e parlamentit. Partia Demokratike zgjodhi të mos votonte, e në shenjë demonstrative të griste fletët e votimit. Ndërsa Presidenti Ilir Meta e përshëndeti zgjedhjen, duke theksuar se Kuvendi duhet të jetë tempulli i bashkëpunimit e jo i përçarjes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...