Berisha: Ja si do e bëjmë betejën me anëtarësinë për të shpëtuar PD-në

E Enjte, 16 September 2021 19:06

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ditën që u fut në Kuvend, është ndjerë më i fortë dhe më i motivuar se kurrë.

“Ne jemi këtu për t’u betuar për shpëtimin e PD-së. Si do e shpëtojmë PD-në? Me norma dhe standarde demokratike. Me vullnetin tuaj. Ne do zhvillojmë Foltoren, debatin për të njohur të vërteta në gjithë Shqipërinë. Ne do i japim zërin që meriton, vendin që meriton anëtarit tonë, të cilit nga Lulzim Basha, në mënyrën më flagrante iu dhunuan parimet për të cilat ka besuar dhe ka sakrifikuar,” tha Berisha.

 

“Kushdo që mendon se Lulzim Basha është kryetar, le ta mbështesë. Por këto do të ndodhin përmes shprehjes së vullnetit tuaj”.

 

“Dy fjalë do u them miqve të mi në grup parlamentar, Këshill Kombëtar apo kudo që janë. Të vetmen gjë që nuk duhet t’ia lejoni vetes është që të thoni se ‘u detyrua të dhunojë statutin’. Mos e bëni një gjë të tillë kurrë. Para se ta bëni këtë gjë, duhet të jepni dorëheqjen,” tha Berisha.

 

“Nëse do të shkonte te forumet, Basha duhej të jepte dorëheqjen. Por dorëheqja nuk ekziston për të".

"Demokratë dhe demokrate në mbarë Shqipërinë: Berisha nuk do zemërohet kurrë me ju nëse shprehni vendim kundër tij, por jo kundër statutit të PD. Ne jemi parti e lirë, ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e interesit kombëtar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...