Berisha: Do çlirojmë vendin nga fantazmat, nuk thyhem para shpifjeve

E Enjte, 16 September 2021 19:18

 

Në fund të fjalës së tij në Foltoren e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo lëvizje do e çlirojë Shqipërinë nga fantazmat, një përgjigje indirekte për komentet e sotme të ambasadores Yuri Kim.

“Dy fjalë për të ardhmen. Viktor Hygo ka shkruar diku se e ardhmja ka emra të ndryshëm. Ai thotë se e ardhmja, për të dobëtit quhet e pamundur. E ardhmja për sentimentalët, quhet e panjohur. E ardhmja për guximtarët quhet idealja.


Ndaj dhe ne zotohemi këtu që në përpjekjen tonë, do të çlirojmë Shqipërinë nga fantazma e komunizmit, e bllokmenëve, nga fantazma e mafias, e krimit dhe e korrupsionit që po gërryen çdo ditë këtë vend. Por edhe nga fantazma e Sorosit, i cili është një armik i qendrës së djathtë dhe i të djathtës shqiptare. I parimeve që ato mbrojnë.

 

Së fundi, ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarëve, por edhe miqtë e mi kudo në botë, edhe ata që flasin për fantazma, se kur të dalë një fakt i vetëm, Sali Berisha është i gatshëm që të marrë një vendim.

 

Përndryshe aq sa jam i përulur para të vërtetës, aq jam i pathyeshëm ndaj shpifjes dhe mashtrimeve,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...