Nis ‘Foltorja...’ në Fier, flet Sali Berisha Berisha nga Fieri: Mafia e Sorosit kapi reformën në drejtësi

Tuesday, 21 September 2021 19:02

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Fieri se Soros ndikoi për kapjen dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi.

“Ne bëmë gjithçka si opozitë që reforma të bëhej mbi bazën e parimeve të drejtësisë dhe pastërtisë së gjyqësorit. Ne ishim në një valë të plotë me Komisionin e Venecias. Por të gjithë amendamentet që i hoqëm nga Kushtetuta, Soros me ambasadorët e tij i kthyen në ligje,” tha Berisha.

 

“Sot në krye të drejtësisë është Sokol Sadushi, prokuror i egër i diktaturës. Sot është Artur Metani, vëllai i ministres së Edi Ramës. Sapo mori detyrën, ai shkoi në hotel Tirana për të marrë ofertën prej 500 mijë eurosh nga Çili. Dhe atij afera iu mbyll shpejt e shpejt. Tjetër, Ardian Dvorani, ish-prokuror i gjyqeve staliniste në Shkodër, shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit. Dvorani është gjykatësi, të cilit Albtelekom i pagoi apartamentin 70 mijë euro”.

 

“Me reformën e Sorosit shkatërruan Gjykatën Kushtetuese, shkatërruan Gjykatën e Lartë. U krijua një stok prej dhjetëra mijëra dosjesh. Çfarë zgjidhje u dha? Ish-gruaja e dytë e Edi Ramës dhe gruaja aktuale e ministrit të Brendshëm u zgjodh për të përzgjedhur dosjet, duke shkelur çdo ligj dhe parim,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...