Berisha:Rama mban peng Bashën, i futi thikë pas shpine PD-së

Tuesday, 21 September 2021 19:13

 

Duke folur në ‘Foltoren ...’ nga Fieri, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës.

Sipas ish-kryeministrit, Basha i ka futur një thikë pas shpine PD-së.

 

‘Sot duke mbajtur peng kreun e opozitës i futi një thikë pas shpine PD-së me pengun e tij, Lulzim Basha.

 

Sot ne kemi nisur këtë debat me ju të dashur demokratë. Por ky debat, ju ftoj të zhvillohet mes njerëzve që ju besojnë vlerave, mes njerëzve që i besojnë shpresës dhe ecin drejt fitores. Unë kuptoj se dhjetëra mijëra, anëtarë e mbështetës të PD janë të revoltuar pafundësisht nga akti i pabesë i Lulzim Bashës, por unë ju ftoj ju, ju jeni njerëzit e vlerave, të lirisë dhe të ardhmes së vendit.

 

Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerëve që nuk janë këtu dhe e kanë mbështetur, të tretëve që nuk e duan Sali Berishën, më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha, ndaj ju keni mbështetur kryetarin e PD-së. Unë kam mbështetur kryetarin e PD-së.

Asnjëri nga ne, kurrë ndonjëherë nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë, i marrë peng, do mundej që pa pyetur asnjë njeri, forum, nen statuti, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD del me një vendim për te dorëzuar sovranitetin e PD’, tha gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...