Aferë e përbashkët Rama-Basha’/ Berisha: Porti i Durrësit do mbetet port i Perëndimit

E mërkurë, 29 September 2021 19:20

 

Lideri historik demokrat Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një të riu në Durrës, për çështjen e portit të Durrësit.

Ai tha se thuhet se kjo është aferë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Por Berisha shtoi se porti i Durrësit do mbetet port i Perëndimit.

“Në historinë tonë kombëtare, Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e popullit shqiptar. Këtu kombi ka pasur ganxhën e vet drejt Perëndimit. Porti i Durrësit vetëm i tillë do mbetet.

 

Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s janë objekte strategjike, me të cilat çdo vend është i detyruar të marrë pëlqimin nga aleanca, kështu që mund t’u them se ndonëse do kenë dhimbje të madhe, si kreu i Meduzës dhe pengu i tij, që i kanë aferat e përbashkëta këtu, por porti do të mbetet port i Perëndimit.

 

Nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë,” tha Berisha.

“Europa ka vendosur nismën e Berlinit, që ruan vokacionin tonë perëndimor. Ai i jep fund hegjemonisë serbe në rajon. Kurse ky me një fantazim sllavi të verbër, i jep heegjmoni serbëve në rajon.

Dje agjencia Reuters ka shkruar se po diskutohet që të hiqet perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Po pse? Sepse europianët nuk duan të importojnë konflikte brenda hapësirës së tyre,” vijoi ish-kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...