Berisha: Atje ekzekutohej polici, këndej drejtësia e Sorosit lironte Saimir Habilin

E mërkurë, 29 September 2021 19:33

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha u pyet në Foltoren e Durrësit se përse është sulmuar nga multimiliarderi George Soros.

Berisha tha se bëhet fjalë vetëm për qëndrime parimore. Sipas tij, Soros kontrollon të gjitha OJF-të në vend, të cilat janë vendosur nën kontrollin e qeverisë.

Berisha tha se ka qenë kundër Sorosit sepse ai ka bërë gjithçka që reforma në drejtësi të vendoset nën pushtetin e Edi Ramës. Për këtë ai solli shembullin e vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë në favor të Saimir Tahirit.

 

“Në të njëjtën kohë kur atje ekzekutohej polici nga narkobanditi, këndej jo vetëm nuk dënohej Saimir Habili, por prishej procesi dhe dërgohej sërish në gjykatën e partisë. Me këtë reformë nuk kam qenë dakord unë. Unë jam me parimin që kushdo, i majtë apo i djathtë, duhet të gëzojë një proces të drejtë,” tha Berisha.

 

Sipas tij, çështja tjetër e përplasjes me Soros lidhet me ndarjen e Kosovës.

“Çështja madhore e imja me Soros është se ai futi në axhendë shpërbërjen e Kosovës. Unë nuk pajtohesha kurrë me këtë. Kam kundërshtuar Mini-Shengenin dhe Ballkanin e Hapur, pasi hegjemonia serbe nuk sjell stabilitet. Ata mbeten problemi kryesor i paqes në rajon,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...