“Mendojnë që rri afër me Sali Berishën se dua të bëhem kryetare e PD” – Aktivistja Evi Kokalari: Ja si qëndron e vërteta

E Enjte, 30 September 2021 10:33

 

Aktivistja republikane Evi Kokalari, në fjalën e mbajtur sot në foltoren e Durrësit, hodhi poshtë zërat se ajo po rri pranë ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim që të bëhet kryetare e PD-së.



Gjithashtu Kokalari pretendoi se Lulzim Basha hoqi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, me qëllim mbylljen e dosjes së tij në SHBA, të cilën ajo tha se do ta dërgojë në Kongres nëse Basha merr vizë për të hyrë në Amerikë.

“Disa mendojnë që po i rri afër z. Berishës që të bëhem kryetare e PD-së. Por më besoni, duhej shumë mund që të më sillnin mua në Shqipëri pas kaq shumë kohësh. Unë nuk ka nevojë të bëhem kryetare e PD-së sepse ne e kemi kryetarin e PD-së, ai është z. Sali Berisha. Dua të flas pak për dosjen e Lul Bashës që ka ekzistuar në Amerikë edhe Shqipëri. Secili nga ju mund të shkojë te fara, që është agjencia ku regjistrohen agjentët e huaj, që janë grupet lobiste. Basha nuk kishte Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë”, u shpreh aktivistja Kokalari.

 

Është shumë. Një pjesë e këtyre parave, sepse Lulzim Basha nuk donte që të merrej vesh në Shqipëri se nga kishin ardhur, vendosi të përdori një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte në Amerikë pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamentar Sali Berishën. Me gjithë frikën që Lul Basha ka pasur, se unë mund të bëhesha kryetare e PD-së, do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të diasporës do kontrollojmë nëse Basha guxon të futet në Amerikë, që do të thotë ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe do ta çojmë këtë dosje në Kongres“, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...