Foltorja e Durrësit/Sali Berisha e pranon: U tregova i heshtur për… Ja cilat ishin gabimet e mia në raport me Lulzim Bashën

E Enjte, 30 September 2021 10:36

 

Po mbahet sot në Durrës foltorja e katërt e Sali Berishës, ku ish-kryeministri po takohet me simpatizantë dhe anëtarë të PD-së me qëllim mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit.

 

Në fjalën e mbajtur Sali Berisha vuri në dukje se gabimi i tij ishte që qëndroi i heshtur për zhvillimet brenda PD-së, duke mos nisur kurrë procesin që Basha të mbante përgjegjësitë për zgjedhjet e humbura.

“Përgjegjësia i përket atij që ishte në timon të PD-së, por edhe Berisha ka pjesën e tij të pamohueshme, prandaj jam këtu për tu kërkuar ndjesë. Cilat ishin gabimet e mia në këtë histori. Unë dhashë dorëheqjen dhe nuk bëra gabim. Isha i bindur se kur zgjedhjet u humbën në mënyrë të qartë duhet të hapësh rrugën. Jam përpjekur me gjithë forcën time të kontribuoj me këshilla kur më janë kërkuar. Ku qëndron gabimi im? Gabimi im qëndron se unë u tregova i heshtur për zhvillimet brenda PD-së, ndaj shkelmimit të normave, të parimeve të kësaj partie. Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzekutuan politikisht si në pusi njerëz me 20 vite kontribut në PD, por unë nuk nisa procesin e përgjegjësisë për këtë akt”, tha Berisha.

 

“Vërtet i kërkova Bashës të japë dorëheqjen, por nuk nisa procesin që ai të merrte përgjegjësitë për humbjen e tmerrshme në 2017. Do thoni pse? Unë çdo gjë i thosha në zyrë, por nuk e bëja sepse nuk kisha ndërmend të rikthehem më. Nëse futesha në probleme të brendshme të PD-së nuk mund të futesha pa projekt, dhe kjo më pengonte. Vjen një moment kur gabimet nuk mund të pengojnë më, që të ngrihesh në lartësinë e kërkesave, pritshmërive, dhe të luftoj për një PD më të bashkuar, më të hapur, që ecën e sigurte drejt fitores”, shtoi ish-kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...