Berisha: Edi Rama na mori zgjedhjet, pengu i tij na tradhtoi dhe nuk mbrojti votën

Premte, 01 October 2021 18:38

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Foltoren e Shkodrës edhe te manipulimi i votave më 25 prill. Berisha tha se PD i humbi zgjedhjet, por nuk arriti të dokumentojë dhe ta ngrejë këtë problem te ndërkombëtarët.

“Kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe filloi të merrej me karrigen e tij. Më vend që të merrej me votën e qytetarëve, merrej me votën e tij.

 

Edi Rama na mori votën, pengu i tij na tradhtoi. Kapitulloi. Nuk mbrojti votën.

Në 2001-shin na ndodhi një gjë e tillë. Ne nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në klub Fatos Klosin duke shpërndarë një qese. Dhe unë i çoj fjalë që fotot do të dalin.

 

Ne ndërmorrëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar në të gjitha institucionet. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehet se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. Arritëm që të vendosim Fatos Nanon nën sanksione.

Çfarë arritëm këtë herë? Zero. Asnjë ndryshim raporti.

Tani del e thotë se po krijoj një komision hetimor. Për çfarë? Ti duhet të shkoje në OSBE, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Tani që ke filluar negociatat me të, po i bën furqe. Ky problem është fund e krye tradhti ndaj shqiptarëve,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...