Berisha: Ne do të bashkohemi me vota dhe do të bëhemi opozita e vërtetë

Premte, 01 October 2021 18:52

 

Nga Shkodra, lideri historik demokrat, Sali Berisha bëri thirrje për bashkim. Ai tha se ata do bëjnë opozitën e vërtetë. Berisha tha se demokratët do të bashkohen me vota, në kohën kur pluralizmi është në gijotinë.

“Pluralizmi nuk ka qenë kurrë në gijotinë si këtë herë. Ku jemi ne sot? Partia që përmbysi komunizmin ka në krye një ish-kryetar që deklaron se nuk pyes për forumet e partisë, nuk pyes për anëtarësinë e partisë, nuk lejoj, nuk shkoj për të votuar propozimin e tij sipas statutit. Ky është asgjësimi i vërtetë i PD-së. Po të mos jemi ne këtu, Shqipëria ka sot një narko-kryetar që është Edi Rama dhe një peng të tij, që është Lulzim Basha.

 

Nuk është çështja këtu mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, siç duan ta paraqesin, por është çështje jetike për votën. Nëse pranoni që kësaj partie t’i mohohet e drejta e votës, që statuti të sulmohet, lexojeni dhe mendojeni mirë se të tillë nuk mund të jenë kurrë qytetarët e lirë. Të tillë janë vetëm pengjet, vetëm mercenarët.

 

 

Problemi kryesor është se Basha ka marrë një vendim që nuk e ka në tagër. Nuk ka guxim të pyesë kryesinë, të pyesë grupin parlamentar. Ku e morën këtë? E gjetën personazh nga Franc Kafka këtë? Se edhe në diktaturë, procedurat ndiqeshin. Kurse ky nuk ndjek asnjë procedurë.

 

Ndaj u bëj thirrje çdo demokrati të arsyetojë mbi këtë bazë. Koha është kritike. Ne duhet të bashkohemi nëse duam të ekzistojmë. Ata që thanë se PD mund të shkrihet janë miqtë tanë. Ata e panë që me këtë drejtim, PD nuk fiton kurrë. Ndaj le të dalë një forcë e re, që të bëjë opozitën e vërtetë. Opozitë e vërtetë do bëhemi ne. PD do rikthehet më e fuqishme,” tha Berisha.

"Ne do të rikthejmë votën. Nuk ka asgjë më të madhe për një forcë politike sesa besimi te vota. Ne do të rikthejmë zërin tuaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...