Avion droge, mushkonjash apo turistik, policia e MM nuk sqarojnë gjë

Tuesday, 05 October 2021 15:10

 

Një ditë më parë u njoftua se një avion, nga ata që “hedhin dezinfektues kundër mushkonjave”, u rrëzua në Malësinë e Madhe në një zonë të thellë malore që shquhet gjithashtu edhe për prodhim të barit jeshil që quhet “Kanabis Sativa”.

Askush nuk ka guxuar t’i afrohet objektit derisa ai është zbrazur, edhe nga njerëzit që e drejtonin, por edhe nga ngarkesa e tij. Është dashur rreth 45 minuta që nga momenti i rrëzimit të tij deri në ikjen nga vendi i ngjarjes me fuoristradë e pilotëve dhe mallit që kishin në avion. Dëshmia e bariut të zonës e tregon këtë.

Por një gjë që të bie ne sy është se Policia e Shtetit reagoi për ngjarjen me një deklaratë zyrtare vetëm 24 orë pasi ajo kishte ndodhur. Por ndërkohë që policia nuk tha asgjë, as Ministria e Mbrojtjes, institucion i një vendi anëtar të NATO-s nuk tha gjë për shkeljen e hapësirave territoriale të vendit nga avioni i vogël që ndodh ndonjëherë që të jetë edhe turistik.

Por që në rastet shqiptare kanë qenë gjithmonë transportues thasësh me drogë. Rastet janë të bollshme pas ardhjes në pushtet të Rilindjes.

 

Por enigmat e një trafiku të kontrolluar prej strukturave shtetërore shtohen edhe më shumë kur lexon deklaratën e Policisë së Shkodrës ku thuhet se nuk ka gjetur asnjë shenjë në avionin e rrëzuar në Kelmend në thellësi të territorit shqiptar. As gjurmë gishtash, as gjurmë thasësh, as gjurmë dezinfektuesi mushkonjash.

Kjo përveç dyshimeve për bashkëpunim me trafikun shton edhe më shumë enigmat se sistemi është kthyer në shtojcë të atyre që të thonë, “stop mos u afro” edhe atëherë kur ka një aksident e mund të ketë dikush nevojë për ndihmë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...