Berisha: Në Gjermani u dorëhoq kandidati për kancelar, Basha mendon për karrigen pas çdo humbje

Premte, 08 October 2021 19:01

 

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha nga Elbasan komentoi situatën brenda PD.

Ai u shpreh se Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, njësoj siç bëri kandidati për kancelar të Gjermanisë, Armin Laschet, kreu i CDU-së, partisë ku milidoi për vite me radhë Angela Merkel.
"Ky njeri që nuk meriton të qeverisë një orë merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbja në humbje, sepe kreu i opozitës nuk respekton as rregullin më elementar, humbe zgjedhjet, mirëupafshim.

 

 

Çfarë ndodhi me kandidatin për kancelar të Gjermanisë, Laschet? Humbi zgjedhjet, u largua nga partia. Ka qenë një nga kryeministrat më të sukseshëm të landit të tij. Kurse ish-kryetari kalon nga humbja në humbje dhe nuk mendon se duhet të hapë rrugën për të shkuar drejt fitores.

 

Në një akt të pashembullt në historinë e pluralizimit, Edi Rama orkestron asgjësimin e pluralizimit në Shqipëri. Pengu i tij deklaron se vendimin tim për Sali Berishën e mora vetë në një kohë kur nuk mund ta merrte kurrë vetë, kur statuti i partisë ua kishte dhënë këtë atribut forumeve, Këshillit Kombëtar. Njëlloj siç bëri me zgjedhjet, humbëm, e shpalli masakër dhe në vend që të mbronte votën tuaj, ta denonconte me dosje dhe dokumente te ndërkombëtarët, u mor me zgjedhjen e vet dhe karrigen e tij. Në vitin 2021 diferenca mjerisht midis nesh dhe PS është në favor të PS më e madhe sec ishte në 1997. Më e madhe. Në 1997 ishte 70 mijë vota, në 2021 mbi 100 mijë vota. Ky ishte lidershipi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...