'Shkelje syri' mes PD dhe PS, shtyhet ngritja e Komisionit Hetimor për inceneratorët

E Enjte, 14 October 2021 18:39

 

PD dhe PS vijojnë të japin sinjale bashkëpunimi.

Buzëqeshja e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës sot gjatë seancës së Kuvendit, sa herë kinse replikonin me njëri-tjetrin, po sjell gradualisht frytet e para.

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla kërkoi në seancën e sotme plenare në Kuvend që votimi për Komisionin Hetimor për inceneratorët, i kërkuar nga opozita, të shtyhet për në seancën e radhës.

Balla u shpreh se ky propozim i shumicës parlamentare vjen pasi duhet që fillimisht të saktësohet objekt i hetimit.

 

“Lidhur me procedurat e ndjekura për impiantet e trajtimit të mbetjeve, dua të informoj se kemi komunikuar me PD për të detajuar objektin e punës hetimore në Komision. Do të doja që votimi të shtyhet në seancën pasardhëse me besimin se deri në seancën pasardhëse do ta kemi detajuar plotësisht objektin e hetimit”, tha Balla.

Çuditërisht kjo kërkesë u mirëprit menjëherë nga Partia Demokratike. Krejt ndryshe nga retorika e përdorur nga Basha nga foltorja e Kuvendit, me gjuhë në dukje agresive, por që zbutej me një buzëqeshje dhe ulje koke njëkohësisht, bashkë me Ramën.

Gazmend Bardhi, tha se ka pasur një tentativë të qartë të PS-së për të penguar ngritjen e Komisionit Hetimor, duke theksuar se janë dakord që votimi të shtyhet për javën tjetër.

“Sot jemi informuar për një kërkesë të grupit të PS , dhe në biem dakord që votimi i këtij Komisioni të shtyhet për javën tjetër”, u shpreh ai.

Megjithatë, edhe kur të ngrihet komisioni nuk pritet të ndodhë hataja, sepse duket qartë tashmë që palët kanë rënë dakord për të moshetuar asgjë nga ato që propagandohen në media.

Kjo pasi e gjitha është përpjekje për të shfokusuar vëmendjen nga ajo që po ndodh në Partinë Demokratike, pas nisjes së 'Foltores' nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe rrëmbimit të zemrave të demokratëve në të katër anët e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...