Noka: Basha po e çon partinë drejt asfiksisë, bën sikur e lufton, por e ka shef Edi Ramën

E Enjte, 14 October 2021 21:05

 

Për deputetin demokrat Flamur Noka, Basha po e çon partinë drejt asfiksisë. Ai nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike.

Sipas tij, Opozita është peng dhe Rama është shefi i Bashës dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt.

 

 

Noka: Basha po e çon partinë drejt asfiksisë. Ai nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike. Se çfarë interesash ka ai, do ta tregojë koha. Ai e sheh ku e ka katandisur PD-në, por nuk shqetësohet, sepse shqetësohet vetëm për karrigen e tij. Pasi shpalli Sali Berishën armik e më pas, ai bën veprime që nuk i ka të vetat. Çdo ditë del i sforcuar dhe trazuar, pasi ka dalë nga shinat e tij dhe e ka humbur sensin e kontrollit, duke thënë se baza është antiamerikane dhe llum i PD-së.

 

Opozita është peng, dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt. E patë edhe sot në kuvend ku ishte një teatër i inskenuar për të treguar që Basha nuk është peng. Edi Rama ia bërë me dije se Basha është pengu i tij. Basha është në këtë situatë sepse ka vetëm një mision; zerimin e opozitës dhe Foltorja e ka tmerruar atë bashkë me Shefin e tij, Edi Rama. Për Bashën Foltorja është një mjet që e fut në panim dhe stres.

 
Noka shtoi se Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, sepse do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën.

Noka: Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, por bëhet qesharak. Do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai ka projekt vetëm rutinën parlamentare. Nuk ka demokrat sot që nuk e di se Basha është një peng i Ramës. Largimi i qeverisë duhet të jetë misioni i qeverisë, por ai me vepra largoi Berishën dhe mua. Kush ka qenë më i interesuar se sa Edi Rama që të largohet Berisha dhe unë nga grupi parlamentar i PD-së? Prandaj Basha na largoi ne dhe do të largojë zërat kundër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...