Balliu: Vendimi për Berishën dobëson PD-në, 'Foltorja' tribunë e fjalës së lirë!

E Enjte, 14 October 2021 22:44

 

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Balliu thekson se Foltorja e Berishës

 

"Unë mendoj se SHBA mbështesin qytetarët shqiptarë, për interesat tona kombëtare. Kryetarit të PD nuk i kemi dëgjuar asnjë fjalë për patronazhistët. Kreu demokrat qartazi me vendimin për Berishën nuk ka fuqizuar opozitën. Së dyti, zotëri ti ke mbështetje në bazë për këtë? Nuk mund të pretendosh që duke quajtur ata llum dhe antiamerikanë, impresionon njeri.

 

Nuk e di pse duhet përdorur fjala “llum”. Kjo se Lulzim Basha në vitet e fundit ka pasur ministri dhe Bashkia e Tiranës. Për cilin llum e ka fjalën? Nuk shkojnë këto diskutime brenda partisë. Kthehemi tek Foltorja. Unë nuk them ose kështu si them unë ose ju të tjerët të gjithë largohuni. Ne po diskutojmë, hajde të mbledhim një Kuvend, ti ke mendimin tënd e unë timin, hajde të diskutojmë dhe hajde të votojmë. Vendimin e votës të gjithë ta respektojmë. Çohet kryetari e thotë që jo nuk njoh Kuvendin. Duhet të mblidhet Kuvendi, të merren firmat e mbaroi filmi", u shpreh Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...