Berisha: Baton Stanishiçi është bërë avokati i ‘kundërshtarëve’ Rama dhe Basha

Tuesday, 19 October 2021 18:26

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje nga Dibra që demokratët të bashkohen. Ai tha se ata duhet të kuptojnë se ata që bëjnë avokatinë e Edi Ramës, po bëjnë edhe avokatinë e Lulzim Bashës. Berisha përmendi sidomos rastin e analistit Baton Haxhiu.

“Ju bëj thirrje demokratëve që të bashkohemi. Ne nuk kemi asnjë problem me ata që mendojnë ndryshe nga ne. I garantoj se do respektohet mendimi i tyre plotësisht. Ekstremi i kësaj është vota. Ne bashkohemi te vota. Votojmë dhe vendosim së bashku. PD ka humbur shpirtin e saj, ka humbur votën e lirë. Lidershipi i saj ka humbur besimin masiv të anëtarësisë së saj. Ne do i rikthejmë këto me transparencë.

 

I ftoj edhe ata që nuk kanë ardhur këtu të vijnë e të flasin hapur mendimet e tyre. Ne jemi të vendosur të respektojmë statutin, të respektojmë parimet, shtyllat mbi të cilat jemi ndërtuar. Në Kuvend do paraqesim edhe një program, quajeni si të doni, edhe rithemelim, unë e quaj ringritje, por ajo do marrë fizioniminë që meriton.

 

 

Flitet 'berishist' dhe 'bashist', por të gjithë jemi demokratë. Një gjë u them këtyre që përpiqen t’u paraqesin demokratëve disfatën si të ardhme; mbi Lulzim Bashën rëndojnë katër disfata. Ju mund të mos e doni Berishën dhe jeni të lirë ta shprehni mendimin tuaj, por a mund t’i shprehet besimi një njeriu që kalon nga humbja në humbje?

 

Hidhni sytë te ekranet televizive, ju jeni të mençur dhe ju e dini se avokati i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është Baton Stanishiçi. Miqve demokratë të mi u bëj thirrje të mendojnë për një moment se çfarë përfaqëson Dushani i ri, një njeri i dokumentuar nga Gjykata e Hagës si bashkëpunëtor i Jovica Stanishiçit. Por si mund të jetë avokat i dy kundërshtarëve?! Unë e di pse ndodh, por ky është turp e faqja e zezë për ne. Ish-kryetari ynë ka për avokat, avokatin kryesor të Edi Rarmës. Pra, ne jemi katandisur në këtë gjendje. Ndaj dhe ftoj miqtë tanë të mendojnë se në këtë mënyrë ne ecim nga disfata në disfatë.

Çështja është ta merrni ju në dorë dhe të vendosni ju,” tha Berisha

Modifikuar më Tuesday, 19 October 2021 18:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...