‘Ndihma e Zotit, pushka e Hotit’/ Reagimi epik i Berishës për deklaratat e Bashës

Tuesday, 19 October 2021 18:32

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj nga Dibra, nga vendi i tij i origjinës, Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha se ai është Bashë dhe Hot dhe di të bëjë edhe gjëra të tjera.

“Tani del e thotë se jam edhe Bashë, edhe Hot. Prisni, prisni. Nuk po ua tregoj këtu, nuk po e them se... do ua them.

 

Para dy muajsh, bëmë një muhabet me të. I them unë: Lul, mos u përziej në këtë punë, nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. I them: Lul, hotjanët e kanë një shprehje: ndihma e Zotit, pushka e Hotit.

 

 

Kjo çfarë do të thotë, ndihma e Zotit, pena ime. Kjo është e vërteta. Tani ky thotë kështu. Edhe Bashët, edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, burra të betejës dhe fitimtarë. Ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta.

 

Për të mos thënë atë tjetrën, se si te Bashët, edhe te Hotët, në çdo familje, besëpreri është ... e dini vetë, nuk po flas.

Ndaj le të bashkohemi ne me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti, me ata që kanë vënë themelet e kësaj qeverisje, kësaj epoke, me të gjithë ata që në vitin 1997 qëndruan ndaj rebelimit komunist dhe bënë që të fitojmë në vitin 2005, me të gjithë ata që këto 8 vite derdhën lumenj djerse, por që nuk patën fatin të kenë një udhëheqje. Me të tjerë që duan të bashkohen dhe të ngrihemi në këmbë dhe të bëhemi gati për një përballje të fuqishme me Edi Ramën. Edi Rama nuk ikën me slogane, Edi Rama dhe PD nuk fiton pse thotë ky apo ai ambasador se ju mbështes. PD nuk fiton me votat që kontrollon Edi Rama, por fiton kur t’i tregojë vendin Edi Ramës,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...