‘Basha më kërkoi bojkotin e 'Foltores'/ Baçi: Ndjesë! Kam votuar gjëra që s'i kam lexuar

Premte, 29 October 2021 22:39

 

Deputeti i PD Luan Baçi ka rrëzuar pretendimet e Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar se ai nuk i ka kërkuar asnjë prej demokratëve që të ‘bojkotojë’ ‘Foltoren’ e ish-kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në ‘Pa Protokoll’, ish-kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi ka rrëfyer të kundërtën.

Baçi është shprehur se Basha i ka kërkuar që të mos shkojë në takimin e Berishës, ndonëse ky i fundit nuk i është bindur.

Baçi: Basha më ka kërkuar që të mos shkoj, që të jem i paanshëm, po këtu nuk ka punë për neutralitet, por unë e shikoja të domosdoshme dhe më pëlqeu që nisi, ditën që ka ardhur Berisha në Fier, nuk jam marrë me organizimin, nuk kam bërë asnjë pune, thjesht kam ardhur vetë, nuk kishte nevojë, demokratët kanë nevojë për ndryshim.
Përsa i përket prezencës në Kuvendin Kombëtar që do të thirret nga Sali Berisha, Baçi tha se do jetë i pranishëm, e ndërsa ka treguar edhe një realitet brenda PD-së, ku tha se ka votuar gjëra, që nuk i ka lexuar paraprakisht.

Baçi: Sigurisht që do të jem, do të jem me 500 delegatët e Fierit sepse kanë firmosur të gjithë formularin. Do të jem aty. Unë doja të kërkoja dhe falje sepse në të vërtetë kemi votuar dhe për gjëra që nuk i kemi lexuar. Realisht në statut janë votuar gjëra që janë shumë të çuditshme, si për mua përshembull, kërkoj ndjesë. Më ka ardhur keq

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...