'Lulzim Basha duhet të na dëshmojë sa mbështetje ka, jo dërr - dërr kot'

Saturday, 30 October 2021 10:54

 

Nga Ylli Manjani

Lulzim Basha është në të drejtën e tij të artikulojë cilëndo tezë politike që ka qejf. Së fundi po artikulon tezën se ai është e ardhmja dhe se Rama, Berisha e Meta, janë llum i së shkuarës. Meriton të përgëzohet që më në fund po e thotë hapur atë që deri më sot e ka folur me veten.

 

Mirëpo, që të meritojë mbështetje, duhet të na tregojë se sa përkrahje ka në parti dhe në publik. Se në parti, me mbështetjen dhe votat e Berishës nuk ka se si të ketë mbështetje anti-Berishë. Ndaj, nëse do që të jetë në politikë me këto teza që thotë duhet të na dëshmojë sa mbështetje ka. Dhe jo me fjalë, as me asistencë mediatike, por me vepra.

Lulzim Basha duhet të tregojë se mbështetësit e tezave të tij, përfshi dhe ato neokomuniste, janë shumica e PD-së. Por përsa kohë ai refuzon të mbledhë forumet e partisë nga frika, bën dërr dërr kot.

Nëse do t'i dalë përballë Berishës, i duhet t'ia marrë partinë me votë, jo me vulë! Të bëjë këtë njëherë pastaj të merret me Ramën, Metën e kë t'i dojë qejfi!

Hë për hë Luli është aty ku është ekskluzivisht për shkak të Berishës. Në 30 vite “llum tranzicioni”, Luli ka 16 vite kontribut substancial. Është kaq e thjeshtë kjo punë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...