Vasili: LSI votoi kundër eurobondit, 700 mln € borxh u morën për të mbuluar gropën e 25 prillit

Hënë, 01 November 2021 21:45

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha në Çim Peka Live në Syri Tv se vota e deputetëve të LSI në Kuvend ka qenë kundër marrjes së borxhit 700 mln euro.

Sipas Vasilit, 700 mln eurot u morën nga Rama për të mbuluar gropën financiare të shkaktuar nga paratë e hedhura në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa kujtoi se borxhi i Shqipërin arrin në 2.3 miliardë euro nga viti 2015, shtatë herë më shumë se gjatë qeverisjes së PD në 2005-2013.

 

"Ne e kemi deklaruar votën kundfër eurobondit. Nuk mund të kishte qëndrim tjetër. Nuk ishte thjesht se po merreshin 700 mln euro, por që lartësia e borxhit arrinte në 2.3 miliardë euro nga viti 2015. Nuk mund të harrojmë që është një sasi borxhi që është shtatëfishi i borxhit të marrë nga qeverisja e 8 viteve më parë. Ka marrë vetëm një borxh 300 mln euro, në kushtet e një recesioni me të rëndë ekonomik që Europa ka përballuar ndonjëherë.

Nuk mund të kishte veçse qëndrim kategorik kundër pasi 700 mln eurot ishin vetëm për të bmyllur gropën dhe batërdinë financiare për zgjedjet e 25 prillit. Arka e shtetit ishte bosh, sepse ju e dini si u shpërndanë paratë. Ishte për tëmbyllur brimat e jashtëzakonshme që rilindja bëri për të përvetërsuar zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe për borxhin e OSHEE u bë e qartë nga ana e ekspertëve të opozitës, edhe nga ana jonë edhe nga PD, se ishte një shpërdorim për qëllime mirëfilli korruptive dhe një marrëveshje, cilido qoftë institucioni që ofrohet, sigurisht nuk mund të vihet në lëvizje pa krijuar dhe pa sqaruar deri në një përgjegjësit dhe pa i çuar përpara përgjegjësisë", u shpreh Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...