'E braktis Lulin nëse Berisha ngre njerëzit në protestë'/ Nikoll Lesi rrëfen çfarë i tha deputeti i Bashës

Tuesday, 02 November 2021 08:18

 

Nikoll Lesi komenton lëvizjen e Sali Berishës në bazën e PD dhe faktin që ai ka arritur të sigurojë mbështetje masive të militantëve.

Lesi rrëfeu edhe një bisedë, me një deputet pro Lulzim Bashës, që i deklaroi se do t’i bashkohet Berishës, nëse ky i fundit ngre njerëzit në protesta.

 

“Që është fakt, që baza demokrate është me doktorin, kjo kot të diskutojmë. Problemi është do të kemi një Berishë si në 2005, apo jo? Është pak tragjike dhe komike ti rikthehemi Berishës si shpresë. Por jemi të detyruar të pranojmë faktin. Më mirë ujë i trazuar sesa ujë i ndenjur.

 

 

Bashën, e njoh dhe e respektoj për kulturën europiane, por për në Shqipëri, duhet lideri i fortë, përbashkues, të thotë hajdeni pas meje përballë regjimit. Jo populli përpara dhe lideri pas.

 

Berisha është faktor dhe PD-në e ka marrë, por dilema ime është, do të jetë një PD e madhe, një front, apo merr PD selinë dhe mund Bashën, por kaq.

Një vend pa opozitë të fortë, është vend i mbaruar.

Para tre ditësh, fola me një deputet pro Bashës. I thashë, nëse bëhet protestë e madhe dhe populli shkon me Berishën, ju do të rrini në seli apo në protestë? Më tha do të shkoj tek protesta, nuk pyes Bashën. Nëse Berisha përbashkon, bën një front të hapur”, tha ndër të tjera Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...