Skandal në PD, Bylykbashi: Propozimet kushtetuese nuk u diskutuan në grup, s'kam firmosur

Tuesday, 02 November 2021 08:15

 

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e Kushtetutës në tre çështje që kanë të bëjnë me reformën territoriale, reformën zgjedhore dhe vetingun e politikës.

Po a ka pasur diskutim brenda në grupin e PD-së për këto propozime që i janë dërguar Kuvendit?

 

Në studion e emisionit “Drejt” në RTV Ora u zbulua skandali. Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD nuk janë diskutuar fare në grup por vetëm nga një bërthamë e vogël njerëzish. Madje Bylykbashi, nuk ka firmosur e la të kuptohet se po bëhet fjalë për një lojë politike.

Mentor Kikia: Ajo që i mungoi ishte një diskutim i gjerë, nxjerrja e problemeve,por kjo nuk mund të ndodhë që një ditë të bukur në mëngjes, del njëri nga PD me një dosje nën sqetull, shkon nga dera, e ku po shkon?

 

Ndërhyn Oerd Bylybashi: Si film Western, kush nxjerr pistoletën më shpejt. Çmenduri. Mentor, po çoj ca ndryshime kushtetuese në Kuvend për të zënë radhën. Kjo nuk shkon. Kështu nuk mund të bëhet.

Edlira Gjoni: Mos më thuaj që nuk është kështu?!

Mentor Kikia: Të gjithë informacionet, referimet brenda PD-së rezulton se nuk dinë gjë dhe mund të jetë një bërthamë njerëzish shumë e vogël, e ngushtë.

Luan Rama: Zoti Bylykbashi thotë që në grup nuk është disktuar.

Oerd Bylykbashi: Jo nuk e kam firmosur.

Mentor Kikia: Thjesht akti i votimit në parlament është finalja. Këtu shkohet pasi ke arritur dakordësinë. Nuk mund të shkosh direkt me idenë hajde të ndryshojmë Kushtetutën. Hajde të nxjerri çfarë problemi?

Kam përshtypjen se ka një lloj dëshire për protagonizëm, pra ne do të bëjmë një opozitë të fortë e e nisim nga lart. Hajde të therim Kushtetutën, pa pasur në dosje as ide të qarta e as argumente të mjaftueshme, pse duhet të ndryshosh, shkon e bie në gropë vetë.

Bylykbashi analizon tre propozimet e PD
Oerd Bylykbashi analizon tre reformat e propozuara nga PD për të cilat thotë se mund të bëhen pa pasur nevojën për ndryshimin e Kushtetutës .

"Ndryshimi i Kushtetutës, që është arkitektura e një shteti, bazamenti nuk mund të bëhet pa pasur një analizë më parë të identifikimit të problematikave, ku çaloi, çfarë nuk funksionoi diskutim në nivel

Secili ka hedhur në treg amendamentin e vet.

Shkojmë tek amendamentet tona. Propozohen 3 çështje.

Në reformën territoriale amendamentet janë të panevojshme, sepse thotë komuna e bashkia. Nëse objektivi është të rikthejmë komunën bëhet me këtë tekst Kushtetute që është sot. Por ne duhet të diskutojmë një herë. As brenda nesh nuk ka një diskutim, aq më pak me palën tjetër, nëse ne duhet të rikthejmë komunat apo të reduktojmë madhësinë e bashkive për të sjellë shërbimin e pushtetin vendor më pranë qytetarëve, e që do të sjellë automatikisht një rritje të numrit të bashkive.

Por që ta sjellësh më pak se sa eshtë, kështu siç është ne po ankohemi që nuk i shkojnë shërbimet.

Nëse historia eshte per të kthyer komunat e kemi sot ne. Eshtë pa peshë si amendament.

Ama reforma territorale duhet bërë.

Reforma zgjedhore.

Është një amendament që pretendon zhbërjen e amendamenteve të 30 korrikut, ndërkohë që është konfirmim i 30 korrikut.

Propozimi jonë thotë system proporcional, rajonal me listë të hapur e koalicion partish.

Sistemi që kemi sot është sistemi proporcional rajonal me listë të hapur e koalicion partish. A mundet ata që propozohen si ndryshime madhore të mund të jenë mbështjellë e një gjëje tjetër?

Sistemi zgjedhor a mund të shërbejë si një gjë me vlerë kaq të ulët për vetingun e politikës. Vetingu i politikës është i fundit në këtë histori, sepse sistemi zgjedhor nëse ne arrijmë ta gjejmë saktë, mund të na japë stabilitetin demokratik per 20 vitet e ardhshme dhe mund të nisë të bjerë kryetarokracia.

"Vetingu i politikës eshte ne pikëpyetje nga Komisioni i Venecias. Ne kemi instrumentet për të bërë vetingun e politikës. Kemi ligjin antimafia, SPAK, ILDKP, dhe një herë në 4 vjet. Nëse i përdorim në mënyrë efikase politikanët do ta kenë të vështirë.

Kjo është një lojë apo nevoja?"

Modifikuar më Tuesday, 02 November 2021 10:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...