Sot vendimi për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-ës

Tuesday, 02 November 2021 10:00

 

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ditën e sotme vlefshmërin e zgjedhjeve lokale të 2019-ës. Seanca do të nisë në orën 10.00. Për këtë çështje "Kushtetuesja" kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili u shpreh rreth dy javë më parë.

"Venecia" artikuloi se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore, vlerësoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe u shpreh se partitë nuk janë të detyruara të marrin pjesë në zgjedhje, por bojkotin e cilësoi të papranueshëm.

Kujtojmë që opozita i bojkoti zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kujtojmë që padia në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua nga Shoqata e Bashkive, që drejtohej nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Shoqata kërkonte shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019.

Disa ditë më parë PS u shpreh e gatshme për të hyrë në zgjedhje lokale të pjesshme, për bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri i bëri thirrje gjykatës të mos e vonojë çështjen, ndërsa shtoi se mazhoranca është gati sapo Presidenti i Republikës të dekretojë datën e re.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...