Berisha: 'Ballkani i Hapur' vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

Tuesday, 02 November 2021 17:51

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kamza se "Ballkani i Hapur" i krijuar nga Aleksandar Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev, vdiq në Maqedoninë e Veriut me humbjen e Zaev në zgjedhjet vendore të cilat çuan në dorëheqjen e tij si kryeministër.

Berisha e quajti Zaevin aventurier që nxiti përplasjes Bullgarinë dhe Serbisë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua për të ndalur ekspansionin e këtyre dy shteteve.

"Një përshëndetje të përzemërt dua t'u p[ërcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe, as të Bullgarisë së Madhe, ndërsa ky vrapoi pas Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiçit.

Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros "Ballkani i Hapur", aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë", u shpreh Berisha, duke shtuar se me "Ballkanin e Hapur", Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë.

"Nuk ka nevojë për hegjemonizma, por për bashkëpunim midis vendeve të barabarta".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...