Berisha sulmon Sorros: Nuk përfaqëson Amerikën! Është armiku jonë dhe republikanëve në SHBA

Tuesday, 02 November 2021 18:06

 

Nga ‘foltorja’ e 14 e cila po zhvillohet në Kamëz, ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar edhe njëherë multimiliardierin Xhorxh Sorros si një armik të të djathës në Shqipëri dhe Republikanëve në SHBA.

Sipas Berishës, Sorros nuk përfaqëson Amerikën, por ai është një armik i egër i aleatëve tanë të vërtetë, republikanëve amerikanë.

Berisha: Ju sot jeni misionarë të një misioni të madh. PD ndodhet këtë periudhë në ditë kritike. Mafja më e rrezikshme e planetit e kryesuar nga multimiliardieri Xhorxh Sorros u vërsul me tërbim ndaj të djathtës shqiptare. Xhorxh Sorros nuk është Amerika, ai është një armik i egër i aleatëve tanë të vërtetë, republikanëve amerikanë. Ai me bilionat e tij punon ditë e natë për të shkatërruar vlerat e konservatorizmit në vendin e tij ku të njëjtën gjë bëri dhe në Shqipëri. Por ne jemi këtu për tu zotuar se në Shqipëri do ngrihet një forcë konservatore, PD më e fuqishme se kurrë në 30 vite. Vlerat që ne besojmë janë sot më të rrezikuara se kurrë. Në i besojmë familjes si themeli i të gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Rama futi në shkollë platformën e numerotimit të prindërve sikur të ishte matrikullim, vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes tonë. Tani ka çuar në parlament ligjin që i hap rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet birësimit të tyre nga vetëm një person

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...