Pas urdhrit të Bashës për FRPD, Shehu: Urgjent Kuvendin Kombëtar

Saturday, 06 November 2021 09:37

 

Tritan Shehu, deputeti i PD-së, e ka konsideruar urdhrin e kryetarit Lulzim Basha për zgjedhjet në FRPD, "një arsye më shumë pse Kuvendi Kombëtar është një domosdoshmëri! Ndryshe rrezikojmë për më të keqen!" argumenton Shehu.

Sipas deputetit demokrat, "ndërhyrja e pabazuar në statut dhe larg autonomisë demokratike të organizatave tona partnere, në rastin konkret ndaj FRPD, është një mesazh tjetër i qartë e urgjent për t’u mbledhur në Kuvend dhe evidentuar, sanksionuar, formuluar nga e para në qoftë se duhet, rregullat kolegjiale të bashkëjetesës sonë.

Unë, si një nga themeluesit e PD, ish-Kryetar, deputet, si një anëtar i saj, e gjykoj të domosdoshëm këtë dhe e pres me optimizëm “11 Dhjetorin”.

Siç duket, ka ardhur momenti të realizojmë disa hapa, të vendosim disa rregulla, që fatkeqësisht nuk arritëm apo arritëm pjesërisht t’i vendosnim në të kaluarën, pikërisht për të sanksionuar të qenurit bashkë nën parimet tona edhe me diversitete brenda tyre.

PD, si një parti e madhe, që aspiron të qeverisë këtë vend të çuar në buzë të greminës nga ky regjim tipik lindor, për ta rivendosur në demokraci, prosperitet e Perëndim, së pari duhet të rikonfirmojë qartë e fort brenda vetes “skeletin” demokratik e tolerant të saj.

Vetëm kështu shqiptarët do të na besojnë dhe ndjekin në aksionet tona politike. Fatmirësisht një erë gjallërie, shprese e optimizmi, po ndjehet me ato “Foltore” që synojnë pikërisht këtë. Por sidoqoftë, ky proces tashmë duhet përmbyllur duke u mbledhur e vendosur së bashku në Kuvendin tonë Kombëtar."

Modifikuar më Saturday, 06 November 2021 09:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...